Ushqimi

Menuja jonë është e pasur me vlera ushqimore bazuar në standartet dhe kërkesat e institucioneve përkatëse shqiptare. Ushqimi i gatuar me dashuri për fëmijët ndihmon për t’i bërë ata të fortë dhe të shëndetshëm dhe u jep atyre energji për tërë ditën. Specialistët tanë të kuzhinës janë përzgjedhur me kujdes për t’i shërbyer sa më mirë nevojave të fëmijëve të kësaj moshe. Kuzhina jonë e kompletuar me pajisje bashkëkohore mundëson ofrimin e një menuje të shijshme dhe të shumëllojshme.