MËSOJMË

Fëmijët mësojnë të bëhen lexues të suksesshëm gjatë gjithë jetës duke eksploruar një ambient shkrim-leximi të pasur. Përmes shkëmbimeve dhe prezantimeve, fëmijët zhvillojne aftësitë e një komunikimi efektiv.

LUAJMË

Lojrat për trurin janë mënyra më interesante për të shpjeguar informacionin e ri edukativ për fëmijët. Përgatitja e një historie, punimi i një kukulle, kërcimi me litar ose loja “dyqanesh” janë të gjitha mundësi për fëmijët për të zbuluar realitete të reja, për të eksperimentuar, mësuar dhe zbatuar norma dhe parime. Ata argëtohen, ndërkohë që mësojnë nëpërmjet lojës.

USHQEHEMI SHËNDETSHËM

Specialistët tanë të kuzhinës janë përzgjedhur me kujdes për t’i shërbyer sa më mirë nevojave të fëmijëve të kësaj moshe. Kuzhina jonë e kompletuar me pajisje bashkëkohore mundëson ofrimin e një menuje të shijshme dhe të shumëllojshme.

PËRKUJDESJE SHËNDETSORE

Ne u dhurojmë fëmijëve tuaj dashuri të sinqertë dhe kujdes njëlloj sikur të ishin fëmijët tanë. “Bletëzat” kanë bashkëpunim të vazhdueshëm me mjekë pediatër të licencuar të cilët përkujdesen për shëndetin e fëmijëve tuaj.

RRITJE TË SHËNDETSHME

Ushqimi, cilësor, i shëndëtshem dhe i sigurt. Menuja e paracaktuar nga dietologë për fëmijë, gatuar nga kuzhiniere me përvojë..

ARGËTIM DHE EDUKIM

Të mësuarit social dhe nëpërmjet lojës janë komponentë të rëndësishëm të programit tonë. Lojrat edukative janë mënyra me efikase dhe më interesante për t`u shpjeguar fëmijëve koncepte të reja. Ata argëtohen duke luajtur me njëri-tjetrin ndërkohë që përvetësojnë veti dhe sjellje të dobishme.

VENDODHJE E PËRSHTATSHME

Vendodhja e kopshtit tonë është shumë e përshtatshme dhe e aksesueshme nga çdo anë e qytetit.

 

Adresa

Rruga Ramazan Shijaku, Vila Ali Mehmeti, Banesa nr. 55. Tiranë, Shqipëri

Kontakt:

Cel: 067 30 32 831

Facebook

Kopshti Bletezat Tirane