Kopshti Bletëzat ofron shërbim transporti të sigurt dhe të organizuar, i menduar për t’u ardhur në ndihmë prindërve në përditshmërinë e tyre.
Shërbimi i transportit ofrohet në Bletëzat 3, duke garantuar një organizim të dedikuar dhe cilësi të lartë në çdo udhëtim.
Automjetet janë të përshtatura për transportin e fëmijëve dhe respektojnë të gjitha standardet e sigurisë. Çdo udhëtim monitorohet dhe shoqërohet nga staf i kujdesshëm, duke siguruar që fëmijët të udhëtojnë në mënyrë të sigurt dhe komode.
Ne kujdesemi që çdo fëmijë të merret dhe të dorëzohet me përgjegjësi, duke garantuar qetësi dhe besim për prindërit.