Edukimi në Bletëza

Kopshtet “Bletëzat’, si pjesë e kompanisë “GEA”, zbatojnë Standardet zyrtare të Zhvillimit për fëmijët 3-6 vjeç, si dhe Programet zyrtare të arsimit parashkollor për grupmoshat 3-4 dhe 5-6 vjeç të Shqipërisë.

Kurrikula e zbatuar bazohet në një nga modelet më të mira perëndimore siç është kopshti finlandez që ndërthur praktikat më të mira edukuese dhe zhvilluese. Thelbi i këtij modeli që ne zbatojmë është “Puna me projekte”.

Edukimi në kopshtet “Bletëzat” bazohen në 8 parime pedagogjike: 

  • Parimi 1. Të nxënët dhe zhvillimi holistik/tërësor i fëmijëve
  • Parimi 2. Praktikat e qëndrueshme të të nxënit
  • Parimi 3. Rëndësia që u jepet mësueseve të grupeve
  • Parimi 4. Mësojmë kudo dhe gjatë gjithë kohës
  • Parimi 5. Luajmë si një mënyrë për të nxënë
  • Parimi 6. Përvojat sociale të të nxënit
  • Parimi 7. Të nxënët nëpërmjet eksplorimit
  • Parimi 8. Përdorimi praktik i aftësive të krijuara nga fushat e të nxënit

Zbatimi i parimeve të mësipërme në praktikat e zhvillimti të fëmijëve 3-6 vjeçarë, realizohet nëpërmjet një larmie metodash, teknikash dhe strategjish të efektshme për të nxënët.

Edukimi në fëmijërinë e hershme ka një rol të pazëvendësueshëm në hedhjen e themeleve për zhvillimin e ardhshëm të fëmijës. Fëmijëve u siguron aftësitë, njohuritë dhe përvojat e nevojshme që do t’i ndihmojnë ata të kenë sukses në shkollë dhe më vonë në jetë. Edukimi me cilësi të lartë në fëmijërinë e arsimit parashkollor lidhen me përfitime të shumta, afatgjata si përmirësimi i arritjeve të fëmijëve, por dhe aftësi më të mira socio-emocionale.

Edukim me cilësi të lartë – Metoda, Teknika, Strategji të mësimdhënies:

  1. Mësim i bazuar në lojë/Lojërat dhe lodrat.
  2. Komunikimi i dyanshëm
  3. Përdorimi i shqisave të fëmijëve
  4. Përforcimi pozitiv
  5. Vendosja e rregullave
  6. Të nxënët në bashkëpunim
  7. Udhëzimet e individualizuara
  8. Mbështetja emocionale
  9. Përvojat praktike
  10. Reflektimi mbi strategjinë individuale të mësimdhënies
  11. Përdorimi i integruar i teknologjisë së informacionit dhe komunikimit (TIK)
  12. Kërkim duke zbatuar udhëzime
  13. Vendosja e qëllimeve
  14. Integrimi ndërkurrikular
  15. Modelet e zhvillimit të të shkruarit
  16. Zakonet e hershme të leximit
  17. Vlerësimi
  18. Gamifikimi/T’i bësh gjërat e vështira të pëlqyeshme

STANDARDET ZYRTARE TË ZHVILLIMIT DHE TË TË NXËNIT TË FËMIJËVE 3-6 VJEÇ

 

FUSHA I. SHËNDETI, MIRËQËNIA FIZIKE DHE ZHVILLIMI MOTORIK.

            Standardet e kësaj fushe lidhen edhe me praktika të shëndetshme të higjienës, që trajtohen si procedura rutinë në regjimin ditor të fëmijëve të moshës 3-6 vjeç, siç janë të ushqyerit, kujdesi për veten etj.

FUSHA II. ZHVILLIMI SOCIAL DHE EMOCIONAL.                                                        

             Standardet, përfshijnë sjellje dhe veprime që reflektojnë rritjen dhe zhvillimin emocional të fëmijëve, aftësitë e tyre për të hyrë në komunikim dhe për të krijuar marrëdhënie me bashkëmoshatarët, me mësuesit dhe të rritur të tjerë.

FUSHA III. ZHVILLIMI NJOHËS DHE NJOHURI TË PËRGJITHSHME.

Standardet e kësaj fushe lidhen me proceset njohëse që mundësojnë të nxënët e çdo fëmije dhe fitimin e njohurive për botën që e rrethon. Shprehitë janë të lidhura me aftësitë e fëmijëve për të mbajtur mend, për të kuptuar e përdorur gjuhën e simboleve e të shenjave, për të mbledhur dhe përdorur informacionin, për të menduar në mënyrë kritike dhe për të zhvilluar aftësitë për të arsyetuar dhe për të zgjidhur problemet, si dhe për të zhvilluar krijimtarinë dhe iniciativën. Mënyrën se si fëmija përfshihet në një aktivitet të të nxënit, duke mësuar koncepte, duke formuar ide dhe duke krijuar simbole, përmes veprimtarive të ndërmarra prej vetë atij.

FUSHA IV. ZHVILLIMI GJUHËSOR, LEXIMI DHE SHKRIMI.                                      

            Standardet e kësaj fushe reflektojnë njohuritë dhe shprehitë kryesore që fiton fëmija me rritjen dhe zhvillimin në lidhje me të shprehurit, komunikimin me të tjerët, të lexuarit e të shkruarit. Në fokus janë aftësitë për të shprehur veten, idetë dhe mendimet e tyre, fjalori që zotërojnë, njohja e shkronjave, drejtshqiptimi i tingujve, aftësitë për të dalluar gjuhën e folur dhe të shkruar etj.

FUSHA V. PËRQASJET NDAJ TË NXËNIT.                                                                    

            Standardet e kësaj fushe përqendrohen në sjelljet, veprimet dhe qëndrimet bazë që fiton fëmija gjatë rritjes, gjatë fitimit të pëvojave të të nxënit dhe në marrëdhënie me të tjerët. Këto veprimtari, të nxitura prej vetë fëmijës, bëjnë të mundur që ai të përfshihet natyrshëm në përvoja interesante, të mbajë përgjegjësi, të zhvillojë aftësitë vëzhguese, kuriozitetin dhe dëshirën për të njohur gjithçka që e rrethon. Veprimtaritë e ndihmojnë të ndërtojë kuptimin për botën që e rrethon, duke qëndruar i përqendruar dhe duke zhvilluar dëshirën për të nxënë, përmes shfaqjes së kureshtjes, ndjenjës së përgjegjësisë, iniciativës për të krijuar, për të marrë vendime dhe përmes këmbënguljes.

 

FUSHAT E STUDIMIT SIPAS PROGRAMEVE ZYRTARE TË ARSIMIT PARASHKOLLOR

I.FUSHA “GJUHËT DHE KOMUNIKIMI”

Kompetencat

  1. Të dëgjuarit e teksteve të ndryshme
  2. Të folurit për të komunikuar dhe për të mësuar
  3. Të lexuarit e teksteve letrare dhe joletrare
  4. Të shkruarit për qëllime personale dhe funksionale

II.FUSHA E MATEMATIKËS

  1. Numri
  2. Matja                                 
  3. Gjeometria                        
  4. Algjebra dhe funksioni
  5. Statistika dhe probabiliteti

III. FUSHA: “SHKENCA NATYRORE”

Tematikat:

  1. Diversiteti                         
  2. Ciklet                                
  3. Ndërveprimet                    
  4. Sistemet  

IV.FUSHA: “SHOQËRIA DHE MJEDISI”

Tematikat:

  1. Individët, grupet, shoqëria
  2. Kultura                              
  3. Kronologjia, ndryshimi dhe vazhdimësia
  4. Njerëz, vende dhe mjedise

V.FUSHA “EDUKIMIT FIZIK, SPORTE DHE SHËNDET”

Tematikat:

  1. Edukim nëpërmjet aktiviteteve fizike                              
  2. Aktivitete  parasportive
  3. Edukim në shërbim të shëndetit, mirëqenies dhe komunitetit

 

VI. FUSHA: “ARTET”

Tematikat:

  1. Gjuha dhe komunikimi muzikor, artistic, teatror, kërcimit
  2. Teknika dhe procese muzikore, artistike, teatrore, kërcimit
  3. Historia, muzika dhe shoqëria, arti, teatri, kërcimi.