Programi

Programi i kopshtit tonë është i bazuar në kërkime, i testuar në terren, dhe i përshtatur me standardet më të mira bashkëkohore kombëtare dhe ndërkombëtare.

Shkrim dhe Lexim
Fëmijët mësojnë të bëhen lexues të suksesshëm gjatë gjithë jetës duke eksploruar një ambient shkrim-leximi të pasur. Përmes shkëmbimeve dhe prezantimeve, fëmijët zhvillojne aftësitë e një komunikimi efektiv.

Lojra edukuese
Lojrat për trurin janë mënyra më interesante për të shpjeguar informacionin e ri edukativ për fëmijët. Ne besojmë se loja është mënyra më e mirë për të mësuar. Përgatitja e një historie, punimi i një kukulle, kërcimi me litar ose loja “dyqanesh” janë të gjitha mundësi për fëmijët për të zbuluar realitete të reja, për të eksperimentuar, mësuar dhe zbatuar norma dhe parime. Ata argëtohen, ndërkohë që mësojnë nëpërmjet lojës.

Zhvillimi Motorik
Fëmijët zhvillojnë aftësi te mira në koordinimin e lëvizjeve, orientimin në hapësirë dhe për të punuar në mënyrë të sigurtë dhe të pavarur.

Art
Fëmijët zbulojnë aftësitë e tyre për të krijuar, performuar dhe për të ndërvepruar me artet pamore, muzikën etj.

Shkencë
Fëmijët tek ne përdorin kureshtjen e tyre për të eksploruar botën nëpërmjet shkencës dhe lojrave.

Ambient social
Nëpërmjet programeve tona fëmijët zhvillojnë aftësitë e duhura sociale në mënyrë që të njohin më mirë veten dhe të bashkvëprojnë më mirë me ambjentin që i rrethon. Vetë-ndërgjegjësimi, përgjegjësia personale, vetëkontrolli, njohja me të tjerët dhe ndërtimi i marrëdhënieve të shëndetshme me to, janë disa prej aftësive që fëmija i zhvillon në kopshtin tonë.

Komunikim
Fëmijët zhvillojnë fjalorin duke e pasuruar atë, shprehen dhe bëhen dëgjues më të mirë në mjediset sociale dhe edukative.

Matematika
Në fushën e zhvillimit matematikor, fëmijët aftësohen në kuptimin e numrave dhe veprimeve, gjeometrisë dhe hapësirës, modeleve, matjeve dhe strategjive per zgjidhjen e problemeve.