Rreth kopshti

Kopshti është një insitutucion i rëndësishëm i të mësuarit i cili ndihmon për të ndërtuar themele të forta për edukimin e ardhshëm të fëmijës. Ne në kopshtin “Bletëzat” e dimë që çdo fëmijë është unik sikurse shpresat dhe ëndrrat e çdo prindi për fëmijën e tij. Për këtë arsye ne ofrojmë një shumëllojshmëri mundësish mësimi për fëmijët tuaj. Tek ne prindërit mund të jenë të sigurt që fëmijët e tyre do të jenë të përgatitur për të qenë të suksesshëm në klasën e parë dhe më tej. Fëmija juaj do të inkurajohet të zhvillojë qëndrime pozitive ndaj të mësuarit, dhe këto qëndrime do të përkthehen në sjellje që do të rezultojnë në suksesin e tij të ardhshëm shkollor.