Stafi

Mësueset e kopshtit tonë i karakterizon një dashuri e vertetë për punën dhe angazhim i plotë me fëmijët. Ato frymëzojnë tek fëmijët pasionin për të zbuluar, krijuar dhe për të qenë të dalluar. Kopshti është një lidhje shumë e rëndësishme midis shtëpisë dhe edukimit, ku zhvillohet një marrëdhënie pozitive fëmijë-prind-mësues. Programet tona janë planifikuar me kujdes duke u fokusuar në nevojat sociale, intelektuale, fizike dhe emocionale të secilit fëmijë. Të mësuarit social dhe nëpërmjet lojës janë komponentë të rëndësishëm të programit tonë. Stafi ynë është i përfshirë në zhvillimin profesional të vazhdueshëm përmes programeve dhe trajnimeve brenda dhe jashtë vendit.